Drejtuesja e një makine ka shpëtuar paq pasi automjeti është përmbysur në aksin Novoselë-Vlorë

Automjeti ishte duke udhëtuar në autostradën Levan-Vlorë kur ka dalë nga rruga në nënkalimin e Novoselës duke u përmbysur.

Shqiptarja.com sjell fotot nga aksidenti ku duket automjeti i përmbysur. 

Një tjetër aksident rrugor ndodhi këtë mbrëmje në aksin Korçë-Pogradec, në afërsi të kryqëzimit të Çfligut. Nga përplasja e dy makinave, njëra ka përfunduar në kanal, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz, vetëm dëme materiale. 

Policia në vendngjarje po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Aksidenti ne Korce