VLORË- Një vatër zjarri ka rënë rreth orës 12.00 në Rradhimë të Vlorës. Zjarri ka ndodhur në një parcelë ullishtjeje, ku është lajmëruar zjarrëfikësja, e cila ka ndërhyrë për të shuar flaket.
Vatra e zjarrit ka qenë tepër e madhe pasi rrezikoheshin disa shtëpi të zonësl saqë është lajmëruar edhe zjarrfikësja e Vlorës.
Te dyja forcat zjarrefikëse ajo e Vlorës edhe e Orikimit kanë mundur ti shuajnë flakët rreth orës 12:40. Sipas gazetarit të Report Tv, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme.
Falë ndërhyrjes në kohë janë eleminuar dëme të mëdha që mund t'i shkaktoheshin banesave të zonës.