VOA zbardh arsyen e deklaratës
së fortë të SHBA kundër PD-së

VOA zbardh arsyen e deklaratës<br />së fortë të SHBA kundër PD-së
Reforma në Drejtësi, burime ndërkombëtare i thanë Zërit të Amerikës se para takimit Rama-Basha, palëve iu paraqit një variant i ri ku kërkohej që secili të përshtaste pozicionet: “Qeveria e pranoi 100 për qind. Opozita këmbënguli te vendet e rezervuara".
 
Zëri i Amerikës ka mësuar arsyen se përse ambasada e Shteteve të Bashkuara deklaroi dje se ndërsa "Qeveria shfaqi fleksibilitet, në fund, opozita nuk bëri të njëjtën gjë", në takimin e realizuar të hënën mes kryeministrit Edi Rama dhe Kryetarit të Partisë demokratike.
 
Burime ndërkombëtare shpjeguan se SHBA-të dhe BE-ja i paraqitën qeverisë dhe opozitës, javën e shkuar një plan kompromisi për reformën në drejtësi. Plani, i cili i paraprinte takimit mes dy udhëheqësve politik shqiptarë, iu kërkonte të dy palëve të përshtasnin pozicionet e tyre.
 
Po të njëjtat burime, thotë VOA, saktësuan se “Qeveria e pranoi planin e kompromisit 100%”. “Opozita pranoi shumë nga aspektet e propozimit, por këmbënguli për metodën e vendeve të rezervuara për përzgjedhjen e këshillave të ndryshme”. Pikërisht kjo këmbëngulje nga ana e PD është motivi pse Ambasada e SHBA-ve u shpreh se opozita nuk dëshmoi fleksibilitet.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si nëpër filma, trafikantët përplasin makinën e policisë në Itali dhe plagosin 2 prej tyre! Arrestohen me rreth 14 kg drogë shqiptari dhe dy miqtë e tij

Si nëpër filma, trafikantët përplasin makinën e policisë në Itali dhe plagosin 2 prej tyre! Arrestohen me rreth 14 kg drogë shqiptari dhe dy miqtë e tij