Vodhën 530 milionë dollarë, SHBA
ngrin padi ndaj 36 personave

Departamenti i Drejtësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka ngritur një padi për 36 persona, të cilët nëpërmjet vjedhjes së indetitetit të njerëzve në internet kanë arritur të marrin 530 milionë dollarë.

Autoritetet ndërkombëtare kanë bërë të ditur se 13 prej këtyre personave janë arrestuar, ndërkohë që dy prej tyre janë shtetas kosovarë të cilët janë identifikuar si Besar Hoxha dhe Liridon Musliu.

John Cronan, ndihmës prokurori i  Përgjithshëm është shprehur se akuzat e ngritura dhe arrestimet e bëra ditën e sotme bëjnë pjesë në një nga ndjekjet më të mëdha të fushës së kibernetikës të ndërmarra nga Departamenti i Drejtësisë.

Ndërkohë zyrtarët amerikan kanë bërë kërkesë për ekstradimin e 8 të pandehurve që janë jashtë SHBA- së, si dhe bëhet e ditur se padia e ngritur ndaj tyre përfshin 117 vepra të krimit kibernetik.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen