TIRANE- Gjykata e Matit ka dënuar me burgim dy kryetarë komunash, si edhe dy zyrtarë të tjerë, të akuzuar nga Prokuroria për “vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “fallsifikim dokumentash”. Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, gjykata vendosi të shpallë fajtor dhe të dënojë me burg shtetasit Lutfi Ceka, kryetar i komunës Xibër 2 vjet burg, Hamit Xhakrosa, kryetar i komunës Rukaj 1 vit burg, Gani Ruka, kryefinanciar i komunës Rukaj 3 vjet burg dhe Hajredin Bardhi, kryefinanciar i komunës Baz 2 vjet burg.
Kjo skemë korruptive nga dy kryekomunarë të cilët kishin përfituar nëpërmjet metodave korruptive rreth 534 milion lekë nëpërmjet një firme fantazmë është zbardhur falë hetimeve të prokurorisë Mat. Përfitonin miliona nëpërmjet firmës fantazmë që kishin ngritur prej vitit 2006, duke derdhur aty tenderimet e limituara me prokurim të drejtpërdrejtë. Prokuroria e Matit ka zbardhur një rrjet të tërë të vjedhjes të fondeve publike nga ana e tre kryetarëve të komunave, nëndrejtorit të spitalit Burrel dhe katër shefave të financave në komuna e spital.
Ky proces gjyqësor është vijim i një procesi tjetër, i cili u mbyll pak ditë më parë me dënimin e një kryetari komune dhe 3 zyrtarëve të tjerë përkatësisht Mustafa Celami, kryetar i komunës Gurrë me dy vjet burg gjykata ka dënuar po me dy vjet burg shtetasit Behar Metra, ish-nëndrejtor i spitalit të Burrelit dhe Etion Mani, ish-shef Finance në Drejtorinë e Shëndetësisë Mat, të akuzuar për “shpërdorim detyre” dhe “fallsifikim dokumentash”, si edhe me 1 vit burg shtetasin Dritan Farrici, ish-shef finance në komunën Lis, Mat, akuzuar për “fallsifikim dokumentash.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 4 qershor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com