Vodhën e terrorizuan të miturën,
prangoset të rinjtë në Tiranë

Vodhën e terrorizuan të miturën,<br />prangoset të rinjtë në Tiranë
TIRANË - Dy persona janë arrestuar, ndërsa një i tretë është shpallur në kërkim nga policia e Tiranës me akuzën e grabitjes me dhunë, pasi kanë hyrë të maskuar e të armatosur në banesën e një shtetasi në Tiranë ku kanë terrorizuar një vajzë 13-vjeçare dhe kanë vjedhur bizhuteri dhe një shumë parash.
Strukturat e policisë pas një pune intensive të kryer duke përdorur të gjitha metodat speciale të hetimit, bënë të mundur identifikimin dhe më pas arrestimin në flagrancë të autorëve dhe konkretisht shtetasve Serxho Agron Muho, 23 vjec, lindur dhe banues në Tiranë dhe Luan Idriz Maçi, 27 vjec, banues në Tiranë, i proceduar më parë për armëmbajtje pa leje.
Policia tha se u shpall në kërkim autori i tretë shtetasi Elton Sako 28 vjec. Arrestimi i shtetasve të mesipërm u bë pasi më datë 20 janar 2012 rreth ores 18.30’ në bashkepunim me njëri tjetrin kanë vjedhur me armë banesën e shtetasit Veledin Brahimi e ndodhur në afërsi të rrugës “Qemal Stafa”, në Tiranë.
Nga kryerja e veprimeve hetimore ka rezultuar se këta tre shtetas, në momentin e grabistjes kanë qënë të maskuar dhe kanë hyrë në banesën e shtetasit Veledin Brahimaj, kanë gjetur në banesë vajzën e tij të mitur 13 vjecare dhe nën kërcënimin e armëve kanë arritur të vjedhin një sasi të bizhuterish të cilat arrijnë një vlerë të konsiderueshme parash.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një pjesë e bizhuterive të vjedhura, shuma prej 13 mijë lekësh të reja e përfituar nga shitja e bizhuterive.
(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK