Policia e Bulqizës ka vënë në pranga dy të rinj të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur një banesë në të cilën kanë marrë 4500 euro, 37 mijë lekë si dhe një sasi të konsiderueshme bizhuterish.
Sipas policisë, në pranga kanë rënë Endri Guzja 25 vjeç dhe Ridian Xheleka 25 vjeç.
Këta shtetas dyshohen të kenë kryer dhe vjedhje të tjera ku po punohet për dokumentimin e tyre.
Gjatë arrestimit të tyre, policia në banesat e secilit ka gjetur 4.500 euro dhe 37.000 lekë të reja, sende me vlerë bizhuteri si dy varëse dhe dy byzylykë dore floriri.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com