Tentuan të ‘pastronin’ në treg 80 mijë euro të vjedhura në bankat e BE-së, 2 të arrestuar në Durrës (VIDEO)

DURRËS- Dy persona kanë rënë në pranga në Durrës, pasi po tentonin që t’i hedhin në tregun shqiptar rreth 80 mijë euro të vjedhura nga banka në vendet e BE-së. Në pranga kanë rënë Taulant Demerxhiu 33 vjeç, banues në Fushë Krujë dhe Vladimir Kokomani, 43 vjeç, banues në fshatin Ardhishte, Shijak.

Policia thotë se këta dy persona po tentonin të shitnin në treg eurot (me bojë sigurie) të dyshuara të vjedhura në banka të shteteve të BE-së. Kështu ata po tentonin të hidhnin eurot në treg me qëllim humbjen e gjurmëve, ndonëse boja e sigurisë nuk mund të pastrohet nga eurot. 

Burime për gazetarin e Report Tv, Aldo Mustafa bëjnë me dije se eurot janë marrë nga persona të cilët i kanë vjedhur nga bankat jashtë vendit dhe më pas u janë shitur dy personave të arrestuar. Sakaq Taulant Demerxhiu dhe Vladimir Kokomani do t'i shisnin parate me një vlerë më pak se 18 mijë euro në treg te zi. Shitja do të kryhej ne pikat valutore të cilat punojnë pa licencë.

Në automjetin me të cilin po lëviznin, në fshatin Ardhishte, policia sekuestroi 80 000 euro.

"Seksioni i Mbështetjes Operacionale të Hetimit, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, si rezultat i adimistrimit të menjëhershëm të inteligjencës policore, se 2 shtetas tentonin të shitnin në treg, një shumë eurosh (me bojë sigurie) të dyshuara të vjedhura në banka të shteteve të BE-së, finalizuan operacionin policor të koduar “Suspicion”.

Në fshatin Ardhishte, në automjetin me të cilin lëviznin këta shtetas, shërbimet e Policisë gjetën 80 000 euro që dyshohet se janë vjedhur në banka të shteteve të BE-së, me qëllim shitjen në tregun e brendshëm", njofton policia. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:32
Balla: Ngremë Zyrën e Rikuperimit të Aseteve që rrjedhin nga veprimtari kriminale, në përputhje me standardet e BE-së

1716205206_balla2.jpg

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka bërë me dije se së shpejti do të materializohet një nisme konkrete ligjore për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive dhe vlerave monetare që rrjedhin nga veprimtaria kriminale.

Në kuadër të kësaj nisme, Balla shton se do të ngrihet Zyra e Rikuperimit të Aseteve, e cila do të ketë për detyrë gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive të përfituara nga aktivitetet e paligjshme. Teksa e konsideroi prioritet kryesor të qeverisë Balla thekson se kjo nismë është në përputhje me standardet më të mira të Bashkimit Evropian. 

"Gjurmimi dhe sekuestrimi i pasurive dhe vlerave monetare që rrjedhin nga veprimtaria kriminale jane prioriteti ynë, i cili se shpejti materializohet me nje nisme konkrete ligjore ne perputhje me standardet me te mira te Bashkimit Evropian: Ngritja e Zyres se Rikuperimit te Aseteve. Përgëzime Policisë së Shtetit në Durrës, Tiranë, Krujë, Vlorë dhe Policisë Kufitare Durrës për vendosjen para drejtësisë së 18 shtetasve,  sekuestrimin e pasurive dhe shumave monetare të përfitura nga aktivitete të paligjshme. Në të gjithë vendin vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje, zbardhja e vjedhjes së pronës dhe gjetjq/ndalimi i shtetasve në kërkim nga drejtësia", shkruan Balla.

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç