Tre adoleshentë, rreth 16 vjeç kanë rënë në prangat e policisë së Fierit pasi vodhën një makinë tip “Benz”. Gjatë ndjekjes nga 2 makina të forcave blu, të rinjtë kanë humbur kontrollin dhe kanë përplasur makinën në pronësi të Artur Toskës.
Mëngjësin e djeshëm, Toska bëri denoncimin e vjedhjes së tij. Policia ra në gjurmë të mjetit dhe të adoleshentëve që lëviznin me mjetin në zonat rurale të Lushnjes. Ata e njihnin zonën sepse ishin banorë të fshatit Lifaj, njësia e administrative Krutje.
Menjëherë nisën ndjekjen për të ndaluar të rinjtë, të cilët u përplasën dhe u plagosën. Pasi morën mjekim në spitalin e Lushnjes, u shoqëruan në komisariat për tu marrë në pyetje dhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.