Tre të mitur dhe një 18-vjeçar janë vënë nën hetim, pasi dyshohet si autorë të vjedhjes së disa pajisjeve kompjuterike në një shkollë.

Po ashtu, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata kanë vjedhur edhe disa pajisje muzikore në një lokal.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.