VIDEO/ Vjedhin kasafortën e një biznesi në Sauk, marrin lekët dhe e hedhin në Shkumbin! 3 në pranga, 1 në kërkim

TIRANË- Katër persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur kasafortën e një biznesi në Sauk. Bashkim Sollaku, 53 vjeç, Endri Kolaci, 37 vjeç, Albert Çela, 40 vjeç, dhe E.GJ, 27 vjeç,nga Elbasani kanë shkuar në Sauk me qëllim vjedhjen e këtij biznesi.

Siç shihet edhe në këto pamje, vetëm dy prej tyre janë futur në ambientet e brendshme të biznesit. Pasi kontrollojnë përreth në disa sirtarë, më pas gjejnë kasafortën dhe e marrin atë me vete. Nga kasaforta kanë arritur që të marrin 4 mijë euro dhe 1 milionë lekë të vjetra dhe më pas e kanë hedhur në lumin Shkumbin në Elbasan.

“Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 4 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 01.03.2024, kanë vjedhur në një biznes në Sauk, një kasafortë me 4000€ dhe 100 000 lekë, dhe më pas, kasafortën e kanë hedhur në lumin Shkumbin, në Elbasan”, njofton policia.

Biznesi është vjedhur më datë 1 mars dhe policia ka arritur që ta zbardhë ngjarjen 4 ditë më pas, pra më 5 mars. Ndërkohë, të tre personat kanë rënë në pranga, ndërsa në kërkim është vetëm 27-vjeçari  E.GJ.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan kasaforta e vjedhur, e cila u gjet në lumin Shkumbin, 5 celularë, 1 automjet dhe një shumë parash e dyshuar e vjedhur.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë