ELBASAN- 2 të rinj kanë rënë në pranga pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur disa materiale në një firmë që kapin vlerën e 5 ijë eurove. Report Tv ka mësuar se janë arrestuar Denis Koco 27 vjeç dhe Devis Mane 30 vjeç, banues në Elbasan. Nga sa raportohet, dyshja pasi i vidhnin materialet i shinin në një pikë skrapi në pronësi të Pëllumb Çekrezi. Për pasojë, edhe Çekrezi ka rënë në prangat e policisë.
Mendohet se dyshja e të rinjve janë autorë edhe të vjedhjeve të tjera, prandaj, Policia në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të tyre.
Ndaj tyre rëndojnë akuzat për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Vjedhja", "Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale" dhe "Fshehja e të ardhurave", njofton policia.