LEZHË-Dy të rinj janë arrestuar nga policia e Lezhës, pasi dyshohet nën kërcënimin e një mjeti prerës "thikë" vodhën një shumë parash në një banese në Lezhë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 13 nëntorit, ndërsa në prangat e policisë kanë rënë shtetasit Altin Margjeka, 21 vjeç dhe Elvis Kola, 17 vjeç, që të dy banues në fshatin Zejmen. Këta persona nën kërcënimin e një mjeti prerë (thikë), kanë vjedhur në banesën e shtetasit M. Ll., shumën 280 000 lekë të rinj. Njëri prej kishte lidhje miqësore me të zotin e shtëpisë dhe kishin shkuar si mysafyr aty, por pasi kanë qëndruar disa minuta brenda kanë nxjerr thikën që mbanin me vete dhe e kanë kërcënuar, duke i marrë shumen e parave.
Menjëherë pas ngjarjes shtetasi M.Ll ka denoncuar në polici rastin dhe blutë u vunë menjëherë në lëvizje, duke bërë identifikimin e dy të rinjve e më pas prangosjen e tyre. Operacioni policor i koduar "Benefit" u finalizua paraditen e së hënës dhe krahas arrestimit të dy personave, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit të arrestuar Altin Margjeka shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumën 50.000 lekë të rinj, një maskë, një orë dhe sende me vlerë që dyshohet se janë përfituar nga shuma e parave të vjedhura në banesën e shtetasit M. Ll.
Materialet në lidhje me rastin u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime mëtejshme, ku pritet të ngrihen akuzat ndaj dy të rinjve të arrestuar dhe pas 48 orësh do të dalin në gjykatë për tu njohur me masën e sigurisë.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.4%
-
Jo
51.7%
-
Nuk e di
1.9%
Vota total: 13819
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Mes erës së fortë dhe dëborës, elektriçisti në Lezhë sfidon kushtet atmosferike për të rikthyer energjinë
12 Janar, 15:09
-
Arrestohet djali i Valbona Selimllarit, ja për çfarë akuzohet
12 Janar, 09:24
-
Moti i Keq/ Vendi përfshihet nga shiu e bora, bllokohet bypass i Murrizit e 'Rruga e Arbrit', edhe Vlora nën ujë
12 Janar, 08:34
-
Aksident pranë Kishës së Laçit, Porsche bie nga lartësia 70 metra! Lëndohet rëndë çifti dhe dërgohen te Trauma (EMRAT+VIDEO)
11 Janar, 21:49
-
Rindërtimi nga tërmeti në Lezhë i bllokuar, 60 familje të pastreha! Ndreu: Puna rinis brenda këtij viti
11 Janar, 11:26
-
Aksident në Lezhë, ‘Audi’ humb kontrollin dhe merr para 5 mjete të parkuara! Plagoset drejtuesi
11 Janar, 07:40
-
PAMJE/ Rruga e plazhit të Shëngjinit me gropa, Prefektuara e Lezhës: Rikonstruksioni, përgjegjësi e ARRSH-së
10 Janar, 17:58
-
Aksident i trefishtë në aksin Lezhë- Milot, dy makina përplasen me autobusin e nxënësve, s'ka të lënduar
10 Janar, 08:17
-
Në hetim për ndërtimin e një trotuari, SPAK kërkon pushimin e çështjes për Pjerin Ndreun
9 Janar, 19:25
-
Makina përplas për vdekje këmbësorin në aksin Lezhë-Milot (EMRI)
9 Janar, 18:19
-
Grabitën një pikë karburanti, dhunuan një person dhe qëlluan me armë, arrestohen 2 vëllezërit nga Kruja! Ishin në kërkim, njëri i dënuar (EMRAT)
9 Janar, 15:50
-
Meloni: Gjykata e Kasacionit na dha të drejtë, qendrat e emigrantëve në Shqipëri janë gati për të funksionuar
9 Janar, 13:27
Jane keta te “beses”
Përgjigju