TIRANË- Tre persona janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi dyshohet si autor të vjedhjes së një biznesi dhe 6 banesave në Tiranë.
Në pranga janë vënë, Aleksandër Ndrelalaj, 53-vjeç banues në Fushë-Krujë, Erandoi Alo, 30-vjeç dhe Glodjan Dervishi, 40-vjeç banues në Tiranë.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 3 shtetasit, ditët e fundit, kanë kryer vjedhje të ndryshme në zonën e Tiranës.
Sipas policia 30-vjeçari Erandoi Alo, ka vjedhur një shumë parash në një biznes në sheshin "Karl Topia", ndërsa dy shtetasit e tjerë, dyshohet se kanë vjedhur shuma parash në 6 banesa, në kohë dhe vende të ndryshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Fushe Kruje - Lac rraca me e poshter
Përgjigju