Vodhën punishten e mermerit në Tepelenë, 4 të arrestuar

Vodhën punishten e mermerit në Tepelenë, 4 të arrestuar

Foto ilustruese

4 të rinj janë arrestuar pasi akuzohen për grabitjen e një punishte mermeri në Tepelenë. Grabitësit vodhën vegla pune si kompresorë, motosharrë, troko e materiale të tjera me vlerë të konsiderueshme monetare.

Në pranga ranë shtetasit me iniciale M. M., 26 vjeç, M. M., 28 vjeç, S. Ç., 20 vjeç dhe S. Ç., 23 vjeç, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë grabitur punishten e mermerit.

Vjedhja ka ndodhur më 20 maj, ndërsa gjatë ditës së sotme është bërë e mundur dokumentimi i plotë i saj dhe vënies në pranga të autorëve.

4 të arrestuarit gjithashtu dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer dhe disa vjedhje të tjera në fshatrat e Tepelenës.

Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan objektet e vjedhura nga punishtja.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprën penale "Vjedhja, e kryer në bashkëpunim".

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • I lënë na tepeja e kokësë (Tepelënë): 25/05/2020 09:19

    Hajduteri, plerllek, inat, zaptime, kercenime, dhunë, intriga, të qarete për buke, klabesire, kasolle me balte e bajga, nevrikllek, dembelizem, indiference, lepirje bythesh, tallava, genjeshter, skuthllek, mohim, peshtyrje, shkaterrim, harbuteri, fodullek, kodosheri, mizerabilitet etj etj na lanë duke na mesuare pushtuesit osmane.. Vetem Enveri e bëri kete popull të tillë, çeço!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja