Vodhën para dhe sende të ndryshme në 8 biznese në Tiranë me makinë luksoze, arrestohen 2 të rinjtë! Nën hetim 41-vjeçari

Vodhën para dhe sende të ndryshme në 8 biznese në Tiranë me makinë luksoze, arrestohen 2 të rinjtë! Nën hetim 41-vjeçari

Sendet e sekuestruara

Dy të rinj të identifikuar si Soli Likrama dhe Agron Brahimi, të dy 31 vjec janë arrestuar nga policia e Tiranës si autorë të 8 vjedhjeve në subjekte të ndryshme. Nën hetim është vënë  një tjetër person, Sh.K., 41 vjec që akuzohet për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”, pasi përvetësoi sendet e vjedhura.

Dy të rinjtë akuzohen se kanë vjedhur shuma të ndryshme parash dhe sende të ndryshme, në 8 subjekte (biznese) të ndryshme, në Tiranë gjatë muajve janar dhe shkurt.

Forcat blu sekuestruan automjetin tip Citroen Cactus dhe veshjet që dyshohet se janë përdorur nga autorët, gjatë kryerjes së vjedhjeve. 

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga dy shtetasit e arrestuar. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

A.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Freedom House shpallet “organizatë e padëshirueshme” nga Rusia

Freedom House shpallet “organizatë e padëshirueshme” nga Rusia