Dy adoleshentë 16 dhe 15 vjeç janë vënë nën hetim nga policia, pasi dyshohet se kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme parash në një banesë në Divjakë. Ndërsa një bashkëpunëtor i tyre është shpallur në këkrkim.
Ngjarja ka ndodhur në datën 1 korrik në një banesë në Divjakë, ku tre adoleshentë në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme parash.
Për pasojë, dy të miturit, njëri 16 vjeç dhe tjetri 15 vjeç janë vënë nën hetim në gjendje të lirë për shkak të moshës, ndërsa u shpall në kërkim një tjetër 15 vjeçar, bashkëautor në vjedhje.
Ndërkohë në Lushnjë, u zbardh një tjetër rast vjedhjeje, ku për pasojë u arrestua 34-vjeçari me iniciale E. C.,, banues në fshatin Allkaj, Lushnjë, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash, në një lokal.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Fier, për veprime të mëtejshme.