Vodhën zhavorrin e lumit dhe e shtruan në rrugë, 4 biznesmenët e ndërtimit dënohen deri në 200 orë punë në bashkitë Tiranë e Vlorë

Vodhën zhavorrin e lumit dhe e shtruan në rrugë, 4 biznesmenët e ndërtimit dënohen deri në 200 orë punë në bashkitë Tiranë e Vlorë

Rruga 'Lumi i Vlorës'

Një hetim i nisur në janar të 2018 nga prokuroria e Vlorës është mbyllur me dënimin në gjykatë të biznesmenëve që ishin kontraktuar për ndërtimin e njërit prej segmenteve të rrugës së “Lumit të Vlorës”. Nëntë personat e marrë të pandehur, ku spikasin biznesmenët Ismet Rexhaj pronar i kompanisë së ndërtimit “Eurokos Dega Shqipëri”, Arjan Memetaj i kompanisë “Memetaj 2002”, Hajredin Ukperaj i “Denis-05”, Vasil Dema i kompanisë “SO.MA.TA” si dhe disa zyrtarë të bashkisë Selenicë, janë dënuar nga Gjykata e Vlorës. 

Vendimi është dhënë në 24 shkurt 2020, por tashmë është zbardhur i argumentuar nga gjyqtarja Vjola Canaj. Rezulton se kjo e fundit ka vendosur të deklarojë fajtor dhe dënoje me 1 vit burgim biznesmenin Ismet Rexhaj. Por sipas gjykatës ky i fundit nuk do kryejë asnjë ditë burgim pasi vendimi me burg është pezulluar duke detyruar biznesmenin Rexhaj brenda 6 muajve 200 orë punë të detyruar në bashkinë e Tiranës. 200 orë punë të detyruar në bashkinë e Tiranës duhet të kryejë dhe biznesmeni tjetër Hajredin Ukperaj.

Ndërsa biznesmeni tjetër nga Vlora Vasil Dema sipas gjykatës dënohet me 1 vit burgim, por këtë dënim do e shlyejë duke punuar 150 orë punë të detyrueshme në bashkinë e Vlorës. Me 8 muaj burgim është dënuar biznesmeni Arjan Memtaj i cili më pas u detyrua të kryejë 150 orë punë të detyruar në bashkinë e Vlorës. I pafajshëm është shpallur nga gjykata Bardhyl Balilaj, me detyrë ish-Drejtues i Inspektoriatit Shtetëror të Ujrave në Vlorë. Sipas vendimit të gjykatës dosja hetimore e nisur nga prokuroria e Vlorës, bën fjalë për ndërtimin e 90 km rrugë në zonën që njihet si rruga e “Lumit të Vlorës” me një vlerë prej gati 200 milion euro, për tre lote ndërtimi. Kompanitë e biznesmenëve të nën kontraktuar për ndërtimin e kësaj rruge, kanë marrë zhavorrin e lumit Shushicë, duke sjellë dëme të mëdha në mjedis dhe ndërtuar trashenë e rrugës me zhavorr lumi dhe jo çakull granili, siç rezulton në dokumenta. Mësohet se zhavorri është marrë në mënyrë të paligjshme në shtratin e lumit, duke falsifikuar lejet e shfrytëzimit mjedisor të këtij shtrati.

Kjo ka bërë që kompanitë e kontraktuara për ndërtimin e rrugës të ulin koston e shpenzimit, pasi zhavorrin shkëmbor që duhet ta blinin dhe ta shtronin në rrugë, e vidhnin në shtratin e lumit Shushicë. Përpos vjedhjes, këtu shtohet dhe një abuzim tjetër, pasi kanë marrë në mënyrë të paligjshme mijëra metër kub zhavorr lumor, asnjë prej kompanive nuk ka paguar asnjë taksë shtetit Shqiptar për rentën minerare, për metër kub. Hetimet e policisë dhe prokurorisë së Vlorës kanë zbuluar se tre kompanitë “Denis-05” e Hajredin Ukperaj, “Arifaj” e Rezarta Bokçiu dhe “Eurokos Dega Shqipëri” e Ismet Arifaj kanë kryer punime në rrugën e “Lumit të Vlorës” para miratimit të lejës së ndërtimit nga Këshilli i Rregullimit të Territorit dhe njëkohësisht pa pasur një leje mjedisore të vlefshme. Këto kompani kanë abuzuar gjatë punimeve dhe kanë shkatërruar e shfrytëzuar në mënyrë të paligjshme basenin e lumit Shushicë, duke marrë materiale inerte për qëllim të rehabilitimit të rrugës së “Lumit të Vlorës”, duke vënë në rrezik mjedisin rrethues dhe jetën e njerëzve nga përmbytjet, parespektuar asnjë kriter teknik mjedisor dhe pa leje mjedisore për këtë veprimtari.

Sipas prokurorisë ka rezultuar se të treja kompanitë kanë falsifikuar dhe përdorur në bashkëpunim me njëra tjetrën dokumentin një leje shfrytëzimi të vitit 2017 me qëllim shfrytëzimin e paligjshëm të shtratit të lumit Shushicë. Ndërkohë në të njëjtën linjë me këto tre kompani ka qënë dhe Vasil Dema,i firmës “SO.MA.TA” i cili ka zhfrytëzuar dhe shkatërruar në mënyrë të paligjshme shtratin e Lumit në zonën e Bunavisë. Ndërsa biznesmeni tjetër Arjan Memetaj, me mjetet e tij ka vjedhur zhavorrin në vendin e quajtur Llëngë.

1.Ismet Rexhaj, administrator “EUROKOS Dega Shqipëri”, akuzat “Shkatërrimit të pronës me mjete të tjera”, “Fallsfikimit të dokumentave” dhe“Ndërtimit të paligjshëm”, Dënuar me 200 orë punë në bashkinë e Tiranës.
2.Arjan Memetaj administrator “Memetaj 2002”, akuzat  “Shkatërrimit të pronës me mjete të tjera”, Dënuar me 150 orë punë në bashkinë e Vlorës.
3.Bardhyl Balilaj Drejtues i Inspektoriatit Shtetëror të Ujrave në Vlorë, akuzat “Shpërdorim detyre” , Deklaruar i pafajshëm nga gjykata.
4.Hajredin Ukperaj administrator “DENIS-05”, akuzat “Shkatërrimit të pronës me mjete të tjera” “Fallsfikimit të dokumentave” “Ndërtimit të paligjshëm”, Dënuar me 200 orë punë në bashkinë e Tiranës.
5.Vasil Dema, administrator “SO.MA.TA”, akzuzat “Shkatërrimit të pronës me mjete të tjera” “Fallsfikimit të dokumentave”, Dënuar me 150 orë punë në bashkinë e Vlorës.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tani Shkoder: 17/05/2020 05:24

    Po policia e bashkia ku ishin?

    Përgjigju
  • populli: 17/05/2020 01:11

    Ikni sa me shoejt o shqipetare

    Përgjigju
  • Naqja: 16/05/2020 20:25

    O po ketu eshte were te ikesh naten Jo me diten... Ato vjedhin pasurine publike dhe e kthejne ne perfitime duke mbushur xhepat dhe denimi qe marrin eshte 200 ore pune... Hahahahha.. A mund te me thote njeri , 200 ore pune Ku ? Dhe kush ja kontrollon ? Cfare produkti shell puna e tyre... Pastaj c'jane keto denime nderkohe qe mund ti gjivisesh me vleren e demit qe kane bere duke i bllokuar pars, pasuriapo keto vendime e keni per varfanjaket qe mezi mbahen ne kembe?!

    Përgjigju
  • sheqere: 16/05/2020 19:54

    Po natyra nuk u zhdemtua? Cfare denimi eshte ky? D.m.th. me 400 ore denim e perserisin dhe 2 here vjedhjen e zhavorrit?

    Përgjigju
  • Vlora: 16/05/2020 19:47

    Qenkeni lodhur gjykates te korruptuar i kini denuar sa nje shofer qe ka pire nje gote birre e nje palo police e kap ne rruge. T vjedhesh per nje vit ne sy te gjithe pushtetareve, te mos plotesosh kushtet teknike te projektit, te mos zbatosh kriteret e ruajgjes se mjedisit duke e shkaterruar shtratin e nje lumi te tere. Dhe denohesh me 150 apo 200 ore pune vetem ne shqiperi ndodh.. jepi kck

    Përgjigju
    • Populli: 16/05/2020 23:15

      Po rera e plazhit tevjeter po vidhet cdo ore te dites me nga 10 deri 30 makina dhe nuk e can njeri trapin....

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë