FIER - Arrestohet pas katër muajsh autori i vjedhjes së një shumë prej 1 milionë lekë të reja në një shtëpi në fshatin Lalar të Fierit. Ngjarja ndodhi në tetë shtator të këtij viti. Policia identifikoi si autor Ergest Malajn, 21-vjeç i cili kishte bastisur banesën e M.B duke marrë prej aty shumën e konsiderueshme të parave.
21-vjeçari është arrestuar ditën e sotme nga uniformat blu. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Vjedhje".
Njoftimi i policisë:
Policia zbardh një ngjarje të ndodhur në datën 08.09.2018, ndalon autorin e dyshuar të vjedhjes së 1 milion lekëve (të reja) në një banesë në Lalar, Patos. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura më parë, bën të mundur ndalimin e autorit të dyshuar të vjedhjes së banesës së shtetasit M.B.
U ndalua autori i dyshuar, shtetasi E.M, 21 vjeç, banues në Fier. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Vjedhje" parashikuar nga Neni 134/3 i Kodit Penal.