Tiranë/ Filipinezja akuzohet se vodhi 1800 euro familjes së mjekut okulist ku ishte punësuar, zbuloni ku ishin fshehur paratë

Tiranë/ Filipinezja akuzohet se vodhi 1800 euro familjes së mjekut okulist ku ishte punësuar, zbuloni ku ishin fshehur paratë

Foto ilustruese

Një 40-vjeçare nga Filipinet e arrestuar dy ditë më parë nga policia, ka dalë para Gjykatës së Tiranës e cila caktoi ndaj saj masën e “arrestit në burg”, për vjedhje.

Prej disa kohësh Marilou Beninsig punonte pranë një familjes së mjekut okulist Amarildo Beshi, pranë “Rrugës së Dibrës” në Tiranë ku përkujdesej për punët e shtëpisë, deri ditën kur u kallëzua nga pronarët për vjedhje.

Ata pretenduan se filipinezja kishte vjedhur 1800 euro brenda një kutie biskotash që ndodhej në kuzhinë.

Familja në fjalë pretendon se disponon prova të vjedhjes, por Beninsig e mohoi një akuzë të tillë. Ajo nuk pranoi autorësinë e vjedhjes ndërsa kërkoi nga gjykata lirinë, duke thënë mes të tjerave se ishte në proces të marrjes së leje qëndrimit në Shqipëri.

Ajo tha se jetonte e vetme dhe prej kohësh punonte pranë kësaj familje për të siguruar të ardhura. Por ndërkohë togat e zeza nuk e pranuan kërkesën e saj duke vendosur masën “arrest në burg” deri në përfundim të hetimeve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:13
U la në burg se vodhi 1200 euro, filipnisja u denoncua nga gruaja e një mjeku okulist në Tiranë (EMRI)

1693723517_policiaetiranes.jpg

Një 40-vjeçare nga Filipinet e arrestuar dy ditë më parë nga policia, ka dalë para Gjykatës së Tiranës e cila caktoi ndaj saj masën e “arrestit në burg”, për vjedhje. Prej disa kohësh Marilou Beninsig punonte pranë familjes së mjekut Amarildo Beshi, pranë “Rrugës së Dibrës” në Tiranë ku përkujdesej për punët e shtëpisë, deri ditën kur u kallëzua nga gruaja e mjekut për vjedhje. Ata pretenduan se filipinezja kishte vjedhur 1800 euro brenda një kutie biskotash që ndodhej në kuzhinë.

B.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • garcia: 08/09/2023 13:00

    Thats not the only accusation she had, she got 2 previous helper before Marilou Beninsig which she accused also of stealing. Losing of something inside the house is part of their daily lives.

    Përgjigju
  • Iris: 08/09/2023 01:32

    Akuzuesit pretendojne se kane prova,te shohim c'do te sjellin.Ne pergjithesi filipinasit jane njeres te punes e te urte,por te shohim provat.

    Përgjigju
  • Beni: 07/09/2023 15:53

    Gjynof, ta lesh ne burg me duket e ashper si mase, femer, e vetme, punetore. Mbase ka gabu, por me mire detyrim paraqitje se aw euro i kushton shtetit ne 1 muaj me e mbajt ne burg

    Përgjigju
  • Kutie biskotash në kuzhinë: 07/09/2023 15:20

    Pse ashtu lihen paratë, çdokush mund t'i ketë marrë. Ja fusin kësaj që t'a shfrytëzojnë më shumë. Rendi i skllavpronarisë lejohet në Shqipëri.

    Përgjigju
  • Ccxxccccc: 07/09/2023 15:12

    Nuk ka shans fare ti ket marr leket filipinezja fare fare jan njerez te ndershem filipinezet..

    Përgjigju
  • Joani: 07/09/2023 14:34

    SMUND TI JAPESH AREST ME BURG PA PROVA.... OSE DUHET TE KESH VIDEO TE VJEDHJES OSE TI KESH GJETUR LEKET.... KJO ESH NE BURG PER STATISTIK TE POLOCIS DHE GJYKATES....

    Përgjigju
  • Emigrant: 07/09/2023 13:45

    Puntoret filipinas qe punojn neper shtepia jane me besniket nga te gjith emigrantet qe jetojn ne itali Eshte e sigurt qe do jete ndonje kurth apo dikush nga shtepia ku jetojn i kane marr dhe duan tja hedhun fajin kesaj te shkrete Padronet shaiptar jane me te paskeupllt dhe me shrytezuesit eefukarenjve

    Përgjigju
  • [email protected]: 07/09/2023 13:45

    ME SIGURI I KA LENE DJALI APO BABA NE BIXHOZ E JA RRASIN FAJIN FILIPINEZES KUSH PO INTERESOHET PER TE

    Përgjigju
    • 1800 euro në kavanoz, nuk përdor lek: 07/09/2023 17:43

      Këta që kanë pastruese, kanë edhe puntorë të tjerë që mirëmbajnë shtëpinë, kopshtin, rregullojnë defektet, gatuajnë, etj, ose mbase ata që kishin para disa vitesh mbajtën kopjen e çelësave.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Festat sjellin trafik të rënduar në Tiranë, eksperti: Semaforët e shumtë bllokojnë qarkullimin, duhen mbikalime! Shoferët nuk zbatojnë rregullat

Festat sjellin trafik të rënduar në Tiranë, eksperti: Semaforët e shumtë bllokojnë qarkullimin, duhen mbikalime! Shoferët nuk zbatojnë rregullat