Vodhi 2 milionë dollarë, ky është
sekseri i ministrit të ri të Shëndetësisë

Vodhi 2 milionë dollarë, ky është<br />sekseri i ministrit të ri të Shëndetësisë
I akuzuar për korrupsion dhe i dënuar mashtrim e për falsifikimin e diplomës, Gazmend Koduzi do të jetë shefi i ri i kabinetit të Ministrit të Shëndetësisë.

Përzgjedhja e tij shuan çdo dyshim për “qëllimet e mira” të Partisë Demokratike, pas marrëveshjes së 18 majit, e cila i dorëzoi Bashës gjashtë ministri.

Koduzi, ish-drejtori i ISKSH-së ka përfunduar disa herë në qendër të vëmendjes mediatike, si i përfshirë në disa afera të bujshme korruptive. Aktualisht, ai është ende nën hetim nga drejtësia për një çështje korruptive në ISKSH, që dyshohet t’i ketë shkaktuar shtetit një dëm prej 2 milionë dollarësh.

Në vitin 2016, Koduzi u shpall fajtor nga Gjykata e Lartë, pas një padie të ISKSH, për përvetësimin e një page më të lartë pas deklarimit të rremë të disa titujve shkencorë që Koduzi nuk i zotëronte. Në këtë çështje, gjykata i kërkoi shefit të ri të kabinetit që të kthejë mbrapsht të gjithë tepricën e pagës, një vendim i lehtë, duke pasur parasysh që ai rrezikonte disa vite burgim për mashtrim dhe falsifikim.

Gjatë viteve të fundit, Koduzi ka qenë aktiv në media, duke lëshuar një varg sulmesh personale ndaj ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqajt. Në datën 13 janar 2016, si një ekspert i pavarur, Koduzi foli në emisionin  “Stop” në TV Klan” për problemet e tenderit me check-up, por në atë emision ai harroi të përmendë se ai vetë ishte drejtori teknik i kompanisë që paraqiti ofertën humbëse në garën për tenderin e check-up.

Ashtu si ministri Beqiri, i cili nuk është aspak një figurë teknike, por një person që ka lidhur ngushtë karrierën e tij profesionale me politikën, edhe Koduzi ka përfituar nga lidhjet e ngushta me Partinë Demokratike. Siç tregon ky dokument i bashkangjitur, si një njeri i besuar i ish-liderit Berisha, Koduzi ka qenë anëtar në KZZ-së numër 31, në zgjedhjet e pjesshme të vitit 2007.  (Lexo.al)

 
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com) 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Shkëlzeni po na tregon, kush nuk ka qenë në takim

Mero Baze: Shkëlzeni po na tregon, kush nuk ka qenë në takim