Policia e Pogradecit ka arrestuar autorin e dyshuar të vjedhjes së një dyqani bulmeti në qytet.

Ngjarja u rregjistrua tre ditë më parë në lagjen 3, në zonën e rrugës së spitalit, ku një person kishte hyrë në një dyqan bulmeti duke vjedhur një sasi prej 200 mijë lekësh (të reja).

Komisariati i policisë Pogradec nëpërmjet metodave speciale të hetimit ka bërë të mundur identifikimin dhe më pas arrestimin e një 22 vjeçari duke e dokumentuar ngjarjen me prova ligjore. I arrestuari është identifikuar si Jorgo Shuli, ndërsa është provuar që ky i fundit është autori i kësaj vjedhje.

Mbi 22 vjeçarin rëndon akuza e veprës penale të "vjedhjes" ndërsa vijojnë veprimet në prokurorinë e Korçës. Ky ishte rasti i dytë i vjedhjes brenda pak muajve në Pogradec ku në rastin e parë u vodh një argjendari dhe ranë në pranga 2 persona, ndërsa tashmë u arrestua dhe autori i vjedhjes së dyqanit të bulmetit.

-------------------------------

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë