Një 32 vjeçar në SHBA është akuzuar për vjedhjen e afro 200,000 dollarëve nga një kishë ku ka punuar gjatë një periudhe dyvjeçare, thanë autoritetet të martën.
Daniel Meadows, 32 vjeç, kishte akses në fondet në Kishën Long Hollow në Hendersonville si pjesë e punës së tij. Meadows punoi si Specialist i Operacioneve në Kampus dhe Asistent Ekzekutiv në kishë për dy vjet derisa kisha njoftoi se ai u pushua nga puna gjatë hetimit të agjencisë për vjedhjen e raportuar.
Agjentët specialë nisën hetimet më 22 qershor pasi kisha raportoi se ishin vjedhur shuma të mëdha parash. Për lirimin e tij është vendosur si garanci shuma prej 7500 dollarësh. Sipas hetimit Meadows kishte akses në fondet e kishës si pjesë e punës së tij dhe se ai vodhi rreth 198,755 dollarë.
"Siç mund ta imagjinoni, ky lajm ka qenë shkatërrues për stafin tonë," tha kisha në një deklaratë. “Ne kërkojmë drejtësi për abuzimin financiar që ka ndodhur, por edhe duke kërkuar mëshirë dhe shërim për një vëlla që ka rënë pre e mëkatit”- thuhet në deklaratën e kishës.