Vodhi 308 mijë Euro, pranga
ish-drejtorit të bankës

TIRANE – Prokuroria e Tiranës ka arrestuar drejtorin e një banke të nivelit të dytë pasi akuzohet të ketë grabitur nga kasafortat rreth 308 mijë Euro. I arrestuari quhet Julian Lipe dhe ka qënë drejtor në një prej filialve të bankës në Tiranë. 

Prokuroria njoftoi sot se proçedimi për Lipen ka nisur që në muajin dhjetor të vitit të kaluar. Nga hetimet e kryera rezulton se ish-drejtori, duke përfituar nga pozicioni i tij, kthehej në mbrëmje në ambjentet e bankës dhe vinte dorë në kasafortë.

Nga 308 mijë Eurot, rreth 110 mijë “Lipe i ka tërhequr nga kasaforta e bankës pas mbarimit të orarit zyrtar duke shfrytëzuar pozicionin e tij si drejtor. Pjesën tjetër të shumës, shtetasi Julian Lipe e ka përfituar nëpermjet falsifikimit të formularëve, kartave të kreditit etj., në dëm të klientëve të ndryshëm të bankës”, thuhet në një njoftim të Prokurorisë së Tiranës.

Hetimet kanë nisur pas një denoncimi të kryer nga vetë banka për të cilën punonte Lipe, e cila kishte vënë re shumat që mungonin në llogaritë e saj. Ndaj tij është ngritur akuza e shpërdorimit të detyrës dhe vjedhjes.

(im/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Francë/ Mbledhja e parë të Këshillit të Ministrave të qeverisë Bayrou, Marcon bëri thirrje për guxim dhe stabilitet

Francë/ Mbledhja e parë të Këshillit të Ministrave të qeverisë Bayrou, Marcon bëri thirrje për guxim dhe stabilitet