Zbulohen 4000 vepra arti në një banesë në Tiranë me vlerë 8 mln euro! Foto ekskluzive nga Ikonat, i arrestuari Artan Koçiu, i dënuar më parë! Veprat u vodhën në kishat në Shqipëri, Greqi e Maqedoni

4000 vepra arti të vjedhura janë zbuluar në një banesë në Tiranë në rrugën 'Shyqyri Brari', ndërsa në pranga përfundoi Artan Koçiu, i arrestuar edhe më parë në 2013 po për trafik të ikonave. Report Tv siguron foto ekskluzive të  ikonave, veshjeve, armëve dhe relikeve të dyshuara të vjedhura. 

Veprat e artit janë të karakterit fetar dhe kapnin vlerën 8 milionë euro, ndërsa dyshohet se ato janë të vjedhura në kisha në Shqipëri, Greqi dhe Maqedoni. 61 vjeçari Artan Koçiu, banues në Tiranë është arrestuar më parë edhe në 2013 gjatë operacionit 'Ikona' së bashku me Gjergji Thimio, të akuzuar për trafik ikonash. Arrestimi i tij u bë gjatë operacionit “Cultural Heritage”, ku hetimet zgjatën  3 muaj që çuan në sekuestrimin e 4 mijë veprave të artit, ndërsa shtëpinë e tij e kishte kthyer në një galeri të vërtetë me vepra të ndryshme arti. Operacioni u zhvillua nga sektori i trafiqeve në Policinë e Tiranës, ndërsa 61-vjeçari Koçiu do të përballet për veprat penale "Vjedhja e veprave të artit e kulturës", dhe "Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës".

Zbulimi i 4000 veprave të artit ka vënë në lëvizje edhe Ministrinë e Kulturës, e cila tha se do bëjë inventarizimin e veprave dhe kategorizimin e secilës prej tyre nëse janë pjesë e trashëgimisë kulturore.

Artan Koçiut u dënuan në 2014 për trafik të ikonave, por ai e mohoi këtë  ndërsa deklaronte se ishte zdrukthëtar. Në 2014 ai u denua me 14 muaj burg “për përvetësim të parave dhe të mallrave që rrjedhin nga veprimtari kriminale”. Atë kohë ai dhe Gjergji Thimio thanë se veprat e artit të sekuestruara nga policia janë koleksion i mbledhur prej vitesh madje edhe me leje të Ministrisë së Kulturës.

 Përgatiti lajmin për Web, INA KOKONOZI

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:20
Veprat e artit të vjedhura, Ministria e Kulturës: 20 ikonat që u vodhën nga Maqedonia e Veriut, do i rikthehen shtetit fqinj

Ministria e Kulturës në reagimin e saj zyrtar pas zbulumit të veprave të vjedhura, ka bërë me dije se ka qenë pjesë e punës me Policinë e Shtetit për identifikimin dhe iventarizimit të objekteve të sekuestruara. Ndërkohë, për 20 ikonat e vjedhura nga Maqedonia e Veriut, Ministria ka sqaruar se ato do i kthehen vendit fiqnj. 

"Falë bashkëpunimit të frutshëm ndërinstitucional u bë i mundur sekuestroja preventive e një sasie të konsiderueshme objektesh, një pjesë e të cilave, nga verifikimi paraprak, dyshohet të jenë pjesë e trashëgimisë kulturore.
Ministria e Kulturës, nëpërmjet institucioneve te saj te specializuara, ka bashkëpunuar ngushtësisht në nivel ekspertize me Policinë e Shtetit dhe është bërë pjesë aktive e procesit të identifikimit dhe iventarizimit të objekteve të sekuestruara: fotografimin, dhe regjistrimin e tyre. Do të vijohet me procesin e identifikimit, i cili do të zgjasë, deri në verifikimin e plotë dhe përfshirjen e tyre në databazën e objekteve të zhdukura.
Ministria e Kulturës ka ekspertizën e nevojshme në identifikimin e këtyre objekteve, krahas regjistrimit të tyre.
Është ende hereët për të konkluduar nëse kemi të bëjmë me objekte të vjedhura apo te humbura, të përfshira në Regjistrin e Trashëgimisë sonë Kulturore, ndërkohë që një pjesë e tyre mund të jenë me origjinë të huaj.
Ministria e Kulturës falenderon Policinë e Shtetit për kontributin e dhënë në luftën kundër trafikimit të trashëgimisë sonë kulturore, një luftë të cilën po e intensifikojmë edhe më tej edhe pas ratifikimit të marrëveshjes së bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe me administrimin e bazës së të dhënave mbi objektet e vjedhura prej Institutit Kombëtar të Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore. 
Aktualisht Ministria e Kulturës ka një bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Shtetit, Interpolin dhe të gjitha institucionet kompetente ndërkombëtare, në sensibilizimin dhe luftën kundër trafikut të objekteve të trashëgimisë kulturore. 
Shumë shpejt Shqipëria do të rikthejë në Maqedoninë e Veriut edhe 20 ikona, të cilat pas sekuestrimit rezultuan të ishin me origjinë pikërisht nga shteti fqinj.
I njëjti proces verifikimi dhe konfirmimi mbi origjinen e tyre do të kryhet edhe me objektet e sekuestruara së fundi", thuhet në reagim. 

Ora 13:38
Ekskluzive/ Report Tv siguron fotot veprave të artit të vjedhura, vlera arrin në 8 milionë euro

Report Tv siguron foto ekskluzive të  ikonave, veshjeve, armëve dhe relikeve të dyshuara të vjedhura. Këto vepra janë sekuestruar nga SPAK vlera e të cilave arrin deri në 8 milionë euro.

Në pranga ka rënë Artan Koçiu, i cili kamuflohej si zdrukthëtarë. Hetimet ndaj tij kishin nisur që para 3 muajsh.

I.K/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar