Vodhi 5 banesa, mes tyre një të dëmtuar nga tërmeti...pranga 28-vjeçarit në Durrës! Dhunonte dhe nënën

Vodhi 5 banesa, mes tyre një të dëmtuar nga tërmeti...pranga 28-vjeçarit në Durrës! Dhunonte dhe nënën

Foto ilustruese

DURRËS- Një 28-vjeçar, autor i 5 vjedhjeve në Durrës dhe dhunues i nënës së tij është arrestuar nga policia e Durrësit.

Në pranga ka rënë i riu i identifikuar me inicialet S.U. Ai është autor i 5 vjedhjeve, mes tyre edhe një shtëpi e cila ishte e dëmtuar nga tërmeti.

Referuar burimeve zyrtare ai në këto banesa ka vjedhur para, prej 700 euro, çantën e të zonjës së shtëpisë, biçikleta madje dhe kabllo elektrike. Ai i ka qenë i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale, "Vjedhje".

Njoftimi i plotë i policisë

Dhunoi nënën e tij, arrestohet në flagrancë 28-vjeçari, i cili rezultoi se kishte kryer edhe disa vjedhje në qytetin e Durrësit. Zbardhen dhe dokumentohen 5 vjedhje të ndodhura gjatë muajit gusht, të cilat dyshohet se janë kryer nga 28-vjeçari, i cili ka qenë i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje dhe zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura më parë, arrestuan shtetasin:

S. U., 28 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale "Vjedhja", pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij. Në vijim të veprimeve dhe hetimeve të kryera ka rezultuar se ky shtetas është autor i dyshuar i disa vjedhjeve të ndodhura gjatë muajit gusht:

Më datë 27.08.2020, në lagjen nr. 15, Durrës, dyshohet se ka vjedhur një aparat celular, 1 biçikletë dhe 700 euro në banesën e shtetases K. U.
Më datë 27.08.2020, në lagjen nr. 18, Durrës, dyshohet se ka vjedhur kabllonë elektrike të shtetasit M. Th.
Më datë 21.08.2020, në lagjen nr. 15, në plazh "Porto Romano", dyshohet se i ka vjedhur çantën shtetases Y. T.
Më datë 09.08.2020, në lagjen nr. 18, Durrës, dyshohet se ka vjedhur në banesën e dëmtuar nga tërmeti të shtetases A. Sh.
Më datë 06.08.2020, në lagjen nr. 16, Durrës, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetasit A. F.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprat penale "Dhuna në familje" dhe "Vjedhja".

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi kthen shtëpinë në shkollë për të mësuar Romishten: Po harrojmë ta shkruajmë, politika jo vëmendje ndaj nesh

Mësuesi kthen shtëpinë në shkollë për të mësuar Romishten: Po harrojmë ta shkruajmë, politika jo vëmendje ndaj nesh