I maskuar hyri gjatë natës në biznesin ku punonte dhe vodhi 680 mijë lekë në kasafortë, arrestohet 37 vjeçari në Tiranë (EMRI)

I maskuar hyri gjatë natës në biznesin ku punonte dhe vodhi 680 mijë lekë në kasafortë, arrestohet 37 vjeçari në Tiranë (EMRI)

Foto ilustruese

Një 37 vjeçar në Tiranë është arrestuar nga policia pasi vodhi një shumë të madhe parash në një biznes ku ishte i punësuar.

Besmir Lurdhi ishte punëtor i një kompanie në Tiranë. Dy ditë më parë, i maskuar, ka shkuar natën tek biznesi ku punonte, ka thyer derën e parë dhe ka hyrë brenda. Kasafortën e ka hapur tepër lehtë pasi ka pasur dijeni për kodin, ka marrë paratë që kanë qenë aty dhe është larguar.

Për pasojë, në kuadër të provës materiale policia ka sekuestruar shumën prej 640 mijë lekësh të gjetura në banesën e 37 vjeçarit, ndaj të cilit rëndon akuza për veprën penale ‘vjedhja’.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

‘Ford’ jep një milion dollarë donacion për inaugurimin e Presidentit Trump

‘Ford’ jep një milion dollarë donacion për inaugurimin e Presidentit Trump