Një vjedhje e rëndë në vlerën e 31 mijë eurove ndodhi dy muaj më parë në një shtëpi në Suharekë, në Kosovë. Ndonëse videot dhe pamjet e regjistruara në kamera, tregojnë fytyrën të dyshuarit, policia ende nuk e ka identifikuar personin në fjalë.
Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë e një personi, i cili dyshohet se bashkë me disa persona të tjerë më datën 21 maj të këtij viti, rreth orës 20:05 kanë hyrë në një shtëpi në Suharekë dhe kanë vjedhur stoli ari me vlerë rreth 20 mijë euro si dhe para të gatshme 11 mijë euro.
Lidhur me rastin policia ka siguruar video dhe foto të personit që dyshohet që i ka vjedhur paratë dhe janë bërë hetime të vazhdueshme për identifikimin e tij, por nuk është arritur që të identifikohet dhe të lokalizohet vendqëndrimi i të dyshuarit.
Sakaq me qëllimin që të zbulohet sa më parë vendndodhja dhe identiteti i tij, policia ka bërë të ditur se nga Prokurori i Shtetit është lëshuar autorizim për publikimin e fotografive të marra nga kamerat e sigurisë.
“Kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse kanë çfarëdo informatë, apo dinë diçka për vendndodhjen e të dyshuarit në foto, të raportojnë policinë në Suharekë, apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë”, thuhet më tej në njoftim.
M.T/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
22 Dhjetor, 10:22
Klodian Braho merr zyrtarisht detyrën, prisni ndryshim në punën e SPAK?
-
Po
36.6%
-
Jo
54%
-
Nuk e di
9.4%
Vota total: 715
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Durrës/ Vodhi një shumë parash dhe disa sende në një lokal në Shijak, arrestohet 27- vjeçari (VIDEO)
25 Dhjetor, 15:08
-
Ndërron jetë babai i ish-komandantit i UÇK-së, Salih Mustafa! Specialja në Hagë i refuzoi kërkesën për ta takuar
25 Dhjetor, 13:34
-
Kremtimi i Krishtlindjes në Kosovë, mesha në katedralen ‘Shën Nënë Tereza'! Ipeshkvi Dodë Gjergji: Vendi ka nevojë për stabilitet politik
25 Dhjetor, 11:54
-
Shkodër/ Në kërkim për drogë dhe armëmbajtje pa leje, pranga 25-vjeçari! Në kërkim një tjetër (EMRI)
25 Dhjetor, 10:30
-
Raportet SHBA–Serbi, Vuçiç i pakënaqur: Prisja më shumë nga Trump
24 Dhjetor, 19:39
-
Serbia hap vende të reja pune në institucionet e saj shëndetësore në Kosovë, tri ditë para zgjedhjeve
24 Dhjetor, 17:46
-
Kurti: Kosova dhe Serbia duhet t’i normalizojnë marrëdhëniet
24 Dhjetor, 14:32
-
Kosova/ Fundi i bllokadës politike nga zgjedhjet e reja?
23 Dhjetor, 15:22
-
Ndahet nga jeta Shemi, vokalisti legjendar i grupit ‘Ilirët’
22 Dhjetor, 22:53
-
Augustin Palokaj: Heqja e masave që nuk u desh të vendoseshin fare
22 Dhjetor, 15:42
-
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani takon zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau
22 Dhjetor, 15:36
-
Bënin namin me vjedhje në Itali, 3 shqiptarë të arrestuar
21 Dhjetor, 17:59