TIRANË- Policia ka arrestuar në flagrancë personin që mbrëmjen e djeshme (30 janar) vodhi një automjet luksoz tip ‘Range Rover’.
Automjeti u vodh rreth orës 19:00 të mbrëmjes së djeshme pranë një hoteli në kryeqytet, ndërsa pasditen e sotme policia ka kapur në flagrancë autorin Adrian Hamalli i cili u gjet brenda automjetit luksoz.
"Shtetasi Adrian Hamalli u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin e vjedhur dhe tashmë është nën shoqërimin e Komisariatit Nr. 5"- njofton policia.
-
Ka vjedhur edhe në Shkodër dhe Lezhë ky barboni....
Përgjigju -
Ky duhet marre ne pyetje, sepse me shume mundesi do jete nga ata qe siguron makinat per vrasesit ne fkruje..vec kur ta kishit gjetur pas nje 7 muajsh te djegur kete makine nese sdo ish kap
Përgjigju









Komente
Komento