Katër ditë pasi do mbyllej filiali i bankës në Gjirokastër, drejtori vodhi 15 mijë euro e 7 mijë USD! Arrestohet në Tiranë

Katër ditë pasi do mbyllej filiali i bankës në Gjirokastër, drejtori vodhi 15 mijë euro e 7 mijë USD! Arrestohet në Tiranë

Foto ilustruese

TIRANË- Sipas dosjes së prokurorisë, që flet për ish-drejtorin e bankës së arrestuar, Artan Nisllaj, në 23 dhjetor të vitit 2011, Drejtuesit e Bankës Emporiki,”Credit Agricole Group”, kanë marrë vendim të brendshëm, për të kryer një transferim fizik të një shume parash nga Dega e Gjirokastrës, në atë të Sarandës për nevoja të kësaj të fundit.

Në 26 dhjetor 2011, drejtori i degës Gjirokastër Artan Nisllaj, duke patur parasysh se agjencia e Bankës Emporiki, në Kakavijë do të mbyllej në datë 30 dhjetor 2011, udhëzoi që një pjesë e shumës 10 000 euro të tërhiqeshin nga Agjencia e Kakavijës. Në momentin që mjeti i transportit të Shoqërisë së Ruajtjes së Sigurisë Fizike,mbërriti në Kakavijë për të kryer transportin e parave,arkëtari dhe punonjësi i vetëm i Agjencisë së “Emporiki Bank” në Kakavijë, V.Gj., ka deklaruar se nuk ka para gjendje në Agjencinë e Kakavijës. Është kryer menjëherë kontrolli i gjendjes së Agjencisë nga ku rezultoi se mungonte një shumë prej 15.000 Euro dhe 7000 dollarë. Pas këtij konstatimi, V.Gj. lëshoi një deklaratë me shkrim me të cilën, pranonte me vullnet të lirë se i mungojnë nga kasaforta e agjencisë 50 kartmonedha 100 euro dhe 200 kartmonedha 50 Euro, në total 15.000 Euro dhe 70 kartëmonedha njëqindëshe dollarë në total 7000 dollarë.

Gjithashtu V.Gj., ka pretenduar se shumat prej 15 mijë euro dhe 8000 Dollarë, i janë dhënë Artan Nisllaj, i cili ka qenë drejtor i Degës Gjirokastër për “Emporiki Bank”. Lidhur me këtë konstatim, banka ka depozituar kallëzim në prokurori, ku më pas ish-drejtori është marrë i pandehur për akuzën “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”. Në fund të gjykimit Nisllaj, është dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim në vitin 2015, vendim i cili u ekzekutua sot nga policia e Tiranës.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!