Një femër e dyshuar për 8 vjedhje, një prej të cilave e mbetur në tentativë, po gjykohet në gjykatën e shkallës së parë në Tiranë.
Femra kishte mundur të vidhte në 7 raste të ndryshme më parë, por në rastin e tetë ajo dështoi të kryente vjedhjen, pasi kishte zgjedhur të vidhte personin e gabuar, bashkëshorten e Ardian Çipës, një prej zv/ drejtorëve të Policisë së Shtetit.
Rosalinda Konomi, sipas mësohet se vidhte në qendra të ndryshme tregtare, duke rrëmbyer çanta, e sende personale në dyqane të ndryshme veshjesh, kur klientët i provonin ato në dhomat e zhveshjeve.
Menjëherë pas konstatimit, vetë Çipa arriti ta ndalonte gruan e akuzuar tashmë për tetë vjedhje. Madje edhe raportin për arrestimin në flagrancë Çipa e shkroi personalisht me dorë duke shpjeguar edhe rrethanat se si mori dijeni nga bashkëshortja e tij dhe deri tek identifikimi nëpërmjet kamerave të sigurisë dhe arrestimin e bërë personalisht nga ai.
Ndërhyrja e numrit dy të Policisë e Shtetit për arrestimin e Konomit, zbuloi edhe rastet e tjera të vjedhjeve të bëra nga e pandehura në fjalë, e cila ruante momentet, kur gratë dhe vajzat futeshin në dhomat e provës, për t’i vjedhur çantat apo sende të tjera.
Konomi, duhej të ishte paraqitur këtë të enjte në Gjykatë, por mungesa e saj dhe e avokatit bëri që seanca në ngarkim të të akuzuarës të shtyhej për një datë tjetër.
Redaksia Online
(M.Ç/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com