Një 35-vjeçar është vënë në pranga të policisë së Beratit, pasi është kapur duke vjedhur një sali lekësh dhe ushqime në një market. Sipas policisë shtetasi Olger Berzeshta, 35 vjeç, gjatë natës dyshohet se ka vjedhur në dyqanin e shtetasit A.M., në lagjen "1 Maj", Kuçovë, disa ushqime dhe një sasi lekësh.
‘Gjithashtu po nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit O.B., 35 vjeç, pasi gjatë natës dyshohet se ka vjedhur në dyqanin e shtetasit A.M., në lagjen "1 Maj", Kuçovë, disa ushqime dhe një sasi lekësh.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.’- njofton policia.