Vodhi dosjen e Schumacker 
vret veten në qelinë e burgut

Vodhi dosjen e Schumacker <br />vret veten në qelinë e burgut
Personi i dyshuar për vjedhjen e dosjeve mjekësore të Michael Schumacker është gjendur i varur në qelinë e tij. Personi në fjalë, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, dyshohet të ketë dhënë informacion për mediat europiane në këmbim të 50 mijë eurove.

Ai ka punuar si menaxher në firmën që përfshinte transferimin e kampionit të Formula 1 nga spitali Grenoble në Fancë në atë të Lozanës në Zvicër.

I dyshuari është arrestuar dy ditë më parë nën akuzën e shkeljes së privatësisë dhe mbahej në qelinë e paraburgimit deri në momentin që kreu vetëvrasje. 45-vjeçari Schumacker u transferua më 16 qershor nga një spital nga qyteti francez i Grenoble në Lozana të Zvicrës.

Hetimet janë ndalur dhe personi do të konsiderohet i pafajshëm në bazë të ligjit zviceran. Kampion i Formula1 pësoi një dëmtim në kokë në një aksident me ski në Francë dhjetorin e kaluar dhe u dërgua në një spital zviceran në qershor.

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria dhe opozita të bëjnë pakt për kërkesat e BE, jo pazar për lista apo amnisti penale

Spahiu: Qeveria dhe opozita të bëjnë pakt për kërkesat e BE, jo pazar për lista apo amnisti penale