Një infermier u vu në pranga nga policia e Korçës, pasi u kap duke vjedhur në farmacinë e spitalit ilaçet Covid.

Sipas policisë, Infermieri i Urgjencës së Korçës, Nikolin Ciko 43 vjeç ka vjedhur një sasi të konsiderueshme medikamentesh e pajisjesh mjekësore me vlerë mbi 1 milionë lekë.

Policia ka prova për 2 episode në mars dhe gusht të këtij viti ka vjedhur ilaçet që shërbenin për trajtimin e pacientëve me COVID-19 dhe atyre me sëmundje tumorale

Gjatë marrjes në pyetje, ai ka pranuar vjedhjen, me justifikimin se ua shiste pacientë të sëmurë me virus që ai trajtonte, pasi donte të shlyente borxhet e shumta dhe kredinë.

1630394712_korce.jpeg

Ilacet e vjedhura

Infermieri Nikolin Ciko

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:42
‘Kisha borxhe dhe kredi për të larë’, zbardhet dëshmia e infermierit në Korçë, ilaçet e vjedhura ua shiste pacientëve me COVID

Report Tv mëson detaje të reja nga arrestimi i infermierit. Në deklaratën e tij pranë policisë, ai ka pranuar vjedhjen e medikamenteve. Justifikimi që përdori për këto veprime ishte se kishte borxhe dhe kredi për të larë.

Nikolin Ciko ishte infermier në urgjencë dhe merrej me pacientët me COVID, për këtë shkak ai dyshohet se ua shiste këtyre pacientëve medikamentet e vjedhura.