Vodhi euro, lekë dhe bizhuteri, pranga 'skifterit' 21-vjeçar nga Elbasani

Vodhi euro, lekë dhe bizhuteri, pranga 'skifterit' 21-vjeçar nga Elbasani

Foto ilustruese

ELBASAN- Një 21-vjeçar është arrestuar në flagrancë gjatë një tentative vjedhje të një banese, si dhe për kundërshtim të punonjësve të policisë në momentin e arrestimit.

Taulant Quku banues në lagjen "5-Maj", Elbasan, dyshohët se është autor edhe i katër vjedhjeve të tjera në banesa.

Dyshohet se brenda dy muajsh 21-vjeçari ka vjedhur në banesa shuma të konsiderueshme parash në euro dhe lekë, televiziorë plazma dhe bizhuteri.

NJOFTIMI I PLOTË:

Elbasan

Policia arreston në flagrancë një shtetas për tentativë vjedhje të një banese, si dhe për kundërshtim të punonjësve të policisë .

21 vjeçari i arrestuar i dyshuar edhe si autor i katër vjedhjeve të tjera të banesave.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, u bë arrestimi nëbflagrancë i shtetasit T. Q., 21 vjeç, banus në lagjen "5-Maj", Elbasan.

Arrestimi u krye pasi në orët e para të mëngjesit në lagjen "5-Maj", ky shtetas është kapur në flagrancë duke tentuar të vjedhë në banesën e shtetases Sh.M., banuese në Elbasan. Ky shtetas në momemtin e shoqërimit ka kundërshtuar shërbimet e Policisë.

Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se ky shtetas dyshohet të jetë autor edhe i katër vjedhjeve të kryera më parë, konkretisht:

• Më datë 20.10.2018, në lagjen "Emin Matraxhiu" Elbasan, dyshohet se ka vjedhur me thyerje banesën e shtetasit E.T., ku kanë marrë 40.000 lekë dhe 200 euro.

• Më datë 29.10.2018, gjatë natës në lagjen “Shënkoll” Elbasan, dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasit B.C., ku ka vjedhur 2 televizorë plazma dhe disa vegla pune me vlerë rreth 2000 euro. 

• Më datë 08.11.2018, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit A.B, ku ka marrë një televizor “Plazma”, 32 polësh. 

• Më datë 20.11.2018, në lagjen “Haxhias” Elbasan, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit M.P., ku ka marrë 70000 lekë dhe disa bizhuteri.

Materialet hetimore do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Konferenca/ Peleshi: Bardhi e interpreton ndryshe, Parlamenti s’kontrollon vetveten! Duket veprim politik, periudha e zgjedhjeve s’e lejon ngritjen e Komisionit

Konferenca/ Peleshi: Bardhi e interpreton ndryshe, Parlamenti s’kontrollon vetveten! Duket veprim politik, periudha e zgjedhjeve s’e lejon ngritjen e Komisionit