Vodhi magazinën me cigare
kërkohet ish i dashuri i Çiljetës

Vodhi magazinën me cigare<br />kërkohet ish i dashuri i Çiljetës
TIRANË - Dy persona bien në pranga nga policia e kryeqytetit dhe një i tretë është shpallur në kërkim, ndërsa në bashkëpunim kanë vjedhur një magazinë.
Sipas të dhënave që vijnë nga policia e kryeqytetit janë arrestuar shtetasit Ervin Goxhaj 29 vjeç dhe Gerti Frexhaj,31 vjeç pasi në datën 26 janar të këtij viti, kanë vjedhur në bashkëpunim me Romeo Shehun, 28 vjeç një magazinë, duke grabitur cigare me vlerë 250 milion lekë të vjetra.
Konfirmohet se Romeo Shehu është ish i dashuri i kënëgtares Çiljeta Xhilaga, me të cilin ajo është ndarë më shumë se dy vjet më parë.
Magazina e cila ndodhet në rrugën “5 Maji”, afër tregut Industrial është në pronësi të shtetasit Meki Qosja. Nga verifikimet e kryera nga uniformat blu, rezulton se një nga të dy të arrestuarit, i kanë dhënë me qira magazinën me qera Mekiut.
Ervin Goxhaj dhe Gerti Frexhaj, të dy në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer vjedhjen, ndërsa kanë hyrë në magazinë në orët e vona të natës, duke prerë drynin dhe vjedhur materialin i cili ndodhej aty. Ndërkaq bëhet e ditur se Romeo Shehu është shpallur në kërkim.
Mësohet se Fregjaj ka drejtuar fushatën e kryebashkiakut aktual Lulzim Basha, në zonën e Kinostudios gjatë zgjedhjeve lokale të 8 majit 2011.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm