Tiranë- Gjatë natës së djeshme në rrugën “Jordan Misja”, kanë vjedhur marketin e personit B.B, vjeç 39, banues në Tiranë, ku kanë marrë një sasi të konsiderueshme paketa cigare të markave të ndryshme. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Njoftimi i plotë i policisë
Më datë 11.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E.L, vjeç 37 banues në Paskuqan, pasi me anë të mashtrimit dhe me marrëveshje, i ka shitur 1 lopë të sëmurë, kundrejt një shume lekësh, shtetasit Z.T vjeç 44, banues në Valias. Neni 143/1 i Kodit Penal.
Komento