Vodhi me thyerje një lokal, arrestohet 42-vjeçari në Divjakë! Autor edhe i dy vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë

Vodhi me thyerje një lokal, arrestohet 42-vjeçari në Divjakë! Autor edhe i dy vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë

Foto ilustruese

Një 42-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Divjakë, i dyshuar si autor i vjedhjes me thyerje të një lokali në fshatin Çermë. Sipas Policisë, rezulton se 42-vjeçari është edhe autor i dy vjedhjeve të tjera të ndodhur anë fshatin Çermë. Konkretisht ai dyshohet se më 10 maj ka vjedhur banesën e shtetasit me inicialet R. M., ndërsa 4 më pas ka vjedhur një tjetër banesë, në pronësi të shtetasit me inicialet G. T..

Gjithashtu u procedua penalisht, për veprën penale "Moskallëzim krimi", shtetasi A. P., 52 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Guardiola kërkon Donnarumman te Manchester City

Guardiola kërkon Donnarumman te Manchester City