Një 28-vjeçar është vënë në pranga mëngjesin e sotëm nga Policia Elbasan, në bashkëpunim me efektivët e Policisë Himarë, pasi ishte shpallur në kërkim për vjedhje të kryer në bashkëpunim në një biznes në Himarë.
Tre ditë më parë, 28-vjeçari i arrestuar së bashku me një tjetër, i cili është ende në kërkim nga policia kanë hyrë në një biznes në Himarë, nga ku kanë vjedhur shuma parash në lekë dhe në euro.
I riu u arrestua nga Policia Elbasan, në bashkëpunim me Policinë Himarë.
Veprimet e mëtejshme procedurale do t’i kryejnë shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë.