Vodhi në dy lagje të Durrësit një makinë dhe çantën e një turisti, kapet në Elbasan 29 vjeçari! Ishte në kërkim dhe nga policia e Tiranës për 4 vjedhje (EMRI)

Vodhi në dy lagje të Durrësit një makinë dhe çantën e një turisti, kapet në Elbasan 29 vjeçari! Ishte në kërkim dhe nga policia e Tiranës për 4 vjedhje (EMRI)

Foto ilustruese

DURRËS - Policia e Durrësit në bashkëpunim me atë të Elbasanit kanë vënë në pranga një 29 vjeçar, pasi vodhi një automjet në lagjen 13 në Durrës, ditën e djeshme si dhe një çantë me sende personale të një turisti në lagjen 14 po në Durrës.

Teki Halilaj, 29 vjeç nga Skrapari, ishte gjithashtu në kërkim nga policia e Tiranës për 4 vjedhje. Ndërsa pas vjedhjeve në Durrës ai ishte larguar drejt Elbasanit.

Gjithashtu policia i sekuestroi 29 vjeçarit makinën e vjedhur, 2 telefona, një medaljon floriri, një parfum dhe syze që dyshohet se i kishte përfituar prej aktivitetit kriminal.

'Konkretisht, në kuadër të operacionit “Saga”, u ndalua shtetasi T. H., 29 vjeç, banues në Skrapar. Ditën e djeshme, në lagjen nr.13, ai ka vjedhur automjetin dhe celularin e shtetasit A. Sh., ndërsa në një hotel në lagjen nr. 14, ka vjedhur çantën me para dhe me sende personale të një turisti nga Bosnje Hercegovina, shtetasit A. T.. Gjithashtu, nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se 29-vjeçari ishte në kërkim nga Policia e Tiranës, për 4 vjedhje.

Sekuestrohen makina, dy telefona, një medalion floriri, një parfum, syze qe dyshohet se janë përfituar nga ky aktivitet.', thuhet në njoftimin e policisë.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)