Vodhi një lokal, vihet në pranga 43-vjeçari në Lushnje, nën hetim edhe 4 familjarët e tij pasi tentuan të mos lejonin policinë ta arrestonte

Vodhi një lokal, vihet në pranga 43-vjeçari në Lushnje, nën hetim edhe 4 familjarët e tij pasi tentuan të mos lejonin policinë ta arrestonte

Komisariati Lushnje

Një 43-vjeçar është arrestuar nga Policia ditën e sotme në Lushnje, pasi akuzohet se ka vjedhur një lokal në qytet. Në pranga ka rënë Gazment Kiptiu, 43 vjeç, banues në Lushnjë, i dënuar më parë po për vjedhje.

Po ashtu Policia bën me dije se kanë nisur hetimet edhe për 4 familjarë të 43-vjeçarit, pasi gjatë shoqërimit të tij për në Komisariat, kanë kundërshtuar policinë.

43-vjeçari nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë bashkë me familjarët e tij, ndërsa hetimet kanë nisur për M. G., 37 vjeçe, E. K. 20 vjeçe, Sh. K. 65 vjeçe dhe RXh., 19 vjeç.

Gjatë kontrollit të banesës u gjet dhe sekuestrua shuma e parave të vjedhura, 1 celularë, 1 ipad dhe disa paketa cigare.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprat penale “Vjedhje”, “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dhuratë e hidhur për Krishtlindje? Armando Broja mund të shkarkojë Guardiolën! Liverpool e Chelsea luajnë për 'Boxing day'

Dhuratë e hidhur për Krishtlindje? Armando Broja mund të shkarkojë Guardiolën! Liverpool e Chelsea luajnë për 'Boxing day'