Një 14-vjeçar është ndaluar nga policia e Fierit pasi kishte vjedhur një automjet si dhe dyshohet për vjedhjen e 3 automjeteve të tjera në bashkëpunim me 2 të mitur. I mitur u arrestua në flagrancë spao kishte kryer vjedhjen e makinës dhe polagohej me mjetin e vjedhur.
Me cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 4 automjetet e vjedhura. Nga hetimet e kryera rezultoi se i mituri në bashkëpunim me 2 të mitur të tjerë (të proceduar penalisht më parë, në gjendje të lirë), ka vjedhur gjatë periudhës gusht-shtator 2023, dhe 3 automjete.
Veprimet procedurale me 14-vjeçarin janë kryer në prani të avokatit, psikologut, punonjëses së NJMF-së dhe kujdestarit ligjor të 14-vjeçarit.
Vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të kenë kryer këta të mitur. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
14 vjec dhe 4 vjedhje!! Karriere /stellare/ ne ngritje!!
Përgjigju