GRAMSH- Një 19 vjeçar është arrestuar nga policia në Gramsh pasi u kap në flagrancë në banesën ku kishte hyrë për të vjedhur.
Në pranga ka rënë i riu i identifikuar si Esiljano Lazi. Gjatë kontrollit që iu bë, iu gjet një orë floriri dhe 4 varëse që i kishte vjedhur në banesën e fshatit Bresnik.
Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve të Policisë, u kap në flagrancë brenda banesës, në fshatin Bresnik, shtetasi Esiljano Lazi. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjetën një orë floriri dhe 4 varëse që ai i kishte vjedhur në këtë banesë" informoi sot policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.