Një 35-vjeçar i identifikuar si Agustin Preçi nga Kurbini ka rënë në pranga pasi dyshohet se gjatë natës ai ka vjedhur një makinë në Fushë-Milot, e cila ndodhej e parkuar pranë banesës së pronarit të saj.
Mjeti i vjedhur u gjet në fshatin Gorre të Lushnjës. Mësohet se 35-vejçari ka kryer dhe më parë vjedhje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme