Një 43 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës nën akuzën e vjedhjes së pronës.
Në pranga ka rënë A.S, banues në Tiranë. Ky i fundit, ditën e djeshme (20 dhjetor) në rrugën "Bab Rexha" ka hyrë në oborrin e një banese dhe ka vjedhur mjetin tip 'Open' në pronësi të T.M dhe më pas e fshehu në një garazh në zonën e Don Boskos.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Komento