ELBASAN- Policia e Shtetit ka arrestuar një 27-vjeçar, pasi dyshohet se ka vjedhur para në lokalin e shtetasit M.K., 28 vjeç.

I arrestuari i identifikuar si: Adriatik Vlashi, banues në fshatin Gjergjovin të Gramshit dyshohet se ka vjedhur edhe depozitën e ujit të shtetasit Xh.H., banues në fshatin Kabash të Gramshit. Vend ku edhe u bë arrestimi i tij.

Njoftimi i plotë:

Gramsh

Nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh, u arrestua në flagrancë shtetasi:

• Adriatik Vlashi, 27 vjeç, banues në fshatin Gjergjovin, Gramsh.

Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se në fshatin Kotorr, Gramsh, ka vjedhur disa para në lokalin e shtetasit M.K 28 vjeç, të cilat u sekuestruan në cilësin e provës materiale.

Gjithashtu më datë 13.09.2018, dyshohet se ky shtetas ka vjedhur depozitën e ujit të shtetasit Xh.H.,banues në fshatin Kabash, Gramsh.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale "Vjedhja", parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.