Një 17-vjeçar që vodhi varëse floriri me vlerë 12 mijë euro në një qendër tregtare në zemër të kryeqytetit, është arrestuar nga policia e Tiranës.

I mituri i vodhi bizhuteritë e çmuara një ditë më parë nga një prej argjendarive në qendrën tregtare te rruga "Abdi Toptani" dhe u largua me vrap.

Gjatë kontrollit, policia sekuestroi varëset e vjedhura.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.