Geraldo Durda vëllai i Edison Durdës, fëmijës së vrarë ndërsa luante me biçikletë në rrugët e Gërdecit afër repartit ku ndodhi shpërthimi, ka postuar sot një mesazh jo dhe aq të koduar për familjen Berisha.
/Shqiptarja.com
“Fakt është që krimi shtetëror dhe privat, na vrau në mes të ditës, por Kujdes Sali Malet e Gramshit nuk ndryshojnë nga ato të Tropojës !!!” – ka shkruar Geraldo në Facebook.
Familja Durda është në origjinë nga Gramshi dhe e vendosur në Vorë vite më parë.
Ata humbën fëmijën e tyre nga shpërthimi i fuqishëm në Gërdec teksa ishte duke luajtur me biçikletë dhjetë vite më parë.
Sot, mamaja e viktimës, Zamira Durda kërkoi nga prokurorja Arta Marku që t’i rihapte hetimet për çështjen, për të cilën të dënuarit së përgjegjës ia hodhën me disa dënime fare të lehta.

Postimi i Geraldo Durdës në Facebook
s.k/Shqiptarja.com








