Vogëlushi flokë dëborë shkon në
shkollë në temperaturën – 9 °C

Vogëlushi flokë dëborë shkon në<br />shkollë në temperaturën – 9 °C<br>
Vogëlushi 10 vjeçar Wang Manfu nga Kina është vetëm 10 vjeç dhe ecën 4 kilometra çdo ditë në shkollë në temperaturën – 9 °C.

Vetëm pak metra pasi ka dalë nga shtëpia,10 vjeçarit fillojnë ti ngrijnë dhe ti mbushen me dëborë flokët, qerpikët dhe vetullat por kjo nuk e ka penguar të kthehet mbrapa asnjë ditë, madje ai nuk ka marrë asnjë mungesë në shkollë.

Një tjetër e veçantë është se Wang Manfu është nxënësi me rezultate më të mira në klasë, ndërsa në shkollë renditet i pari për matematikë. Siç shihet edhe nga fotoja 10 vjeçarit i kanë ngrirë flokët ndërkohë shokët dhe shoqet e klasës qeshin.

Është befasuese kur shikon fëmijë të tillë që e dashurojnë shkollën dhe dijen siç është rasti i Manfu në Kinë.

[gallery]25323[/gallery]

Redaksia Online
Xh.F.Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

50 medikamente të reja për sëmundjet onkologjike, Koçiu: Shtim të numrit të fishave të diabetit falas

50 medikamente të reja për sëmundjet onkologjike, Koçiu: Shtim të numrit të fishave të diabetit falas