Vokshi: E ndjej se Rama më admiron
do e hedh në gjyq po më tha “Pamela"

Vokshi: E ndjej se Rama më admiron<br />do e hedh në gjyq po më tha “Pamela
​Edi Rama "flirton" me deputetet kundërshtare, pavarësisht çfarë ndodh në debatet politike. Pak a shumë, këtë ka pranuar deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, në emisionin Oktapod të Turjan Hyskajt.

Sipas saj, Rama në mënyrë konstante shpreh kortezinë e tij në çdo rast, festë a përvjetor, nëpërmjet sms-ve. Vokshi tha se kryeministri e ka uruar atë vetë për ditëlindje para pak ditësh.

E ngacmuar nga autori i programit Hyskaj, pikërisht nëse ndjen thellë-thellë që Rama ka një admirim për të, Vokshi pohoi se diçka të tillë e ka vënë re, edhe pse publikisht marrëdhëniet duken krejt ndryshe.

Për kryetaren e Lidhjes së Grave Demokrate, diçka e tillë nuk e ndryshon raportin politik që ata kanë me njëri-tjetrin, pasi Rama sipas Vokshit, është vulgar dhe ofendues në mënyrën sesi flet me femrat.

Lidhur me batutën që kryeministri ka bërë me atë vetë, duke e quajtur Pamela Anderson, deputetja demokrate deklaroi se nëse Rama e përsërit diçka të tillë, do të takohet me të në gjyq.

Pra indirekt, Rama dhe Vokshi, këtë marrëdhënie "dashuri-urrejtje", vijojnë ta mbajnë aktive, pasi edhe kryeministri është shprehur pak kohë më parë se do ta padisë Vokshin për shpifje.

Gjatë intervistës me Turjan Hyskajn, Vokshi e konsideron shumë të drejtë sulmin që i është bërë kryeministrit me vezë, duke e quajtur vezën mjet demokratik.
Deputetja demokrate, theksoi se maxhoranca nuk është e interesuar të kalojë ligjin për dekriminalizimin, pasi nuk do të votojë as aktet nënligjore dhe as amendimin e këtij ligji, sipas propozimit të opozitës.

Në pozicionin e Kryetares së Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë, Vokshi i mëshoi faktit se koncensionet e ministrit të Shëndetësisë janë korruptive, duke theksuar se së shpejti, do të nxjerrë në publik edhe dokimente të reja, që vërtetojnë klientelizmin e Ilir Beqajt dhe përgjegjësitë para ligjit që ai duhet të mbajë. Sipas saj, Beqaj bën sikur nuk ka frikë, sepse ka mbrojtje speciale nga Edi Rama.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?

VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?